Saturday, November 16, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTF1 – Singapori, stacioni i radhës

F1 – Singapori, stacioni i radhës

Singapori do të presë garën e 17-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1. Çmimi i Madh i Singaporit, do të zhvillohet me 61 xhiro në Pistën Marina Bay, e gjatë 5,06 kilometra. Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 02 tetor në orën 14:00. Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 11 gara, Charles Leclerc nga Ferrari tri, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë. Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë: – Klasifikimi i pilotëve 1. Max Verstappen (Holandë): 335 pikë 2. Charles Leclerc (Monako): 219 3. Sergio Perez (Meksikë): 210 4. George Russell (Britani e Madhe): 203 4. Carlos Sainz (Spanjë): 187 – Klasifikimi i ekipeve 1. Red Bull: 545 2. Ferrari: 406 3. Mercedes: 371 4. Alpine: 125 5. McLaren: 107http://ata.gov.al/2022/09/30/f1-singapori-stacioni-i-radhes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments