Austria do të presë garën e 11-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1. Çmimi i Madh i Austrisë, do të zhvillohet me 71 xhiro në Pistën Red Bull, e gjatë 4,3 kilometra, në qytetin Spielberg. Xhirot për renditjen do të fillojnë sot në orën 17:00, ndërsa gara Sprint do të mbahet nesër në orën 16:30. Gara do të zhvillohet të dielën më 10 korrik në orën 15:00. Pilotët që do të përfundojnë garën Sprint në 8 vendet e para, do të vlerësohen me nga 1 deri 8 pikë. Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar gjashtë gara, Charles Leclerc nga Ferrari dy, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull një dhe Carlos Sainz nga Ferrari një garë. Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë: Klasifikimi i pilotëve 1. Max Verstappen (Holandë): 181 pikë 2. Sergio Perez (Meksikë): 147 3. Charles Leclerc (Monako): 138 4. Carlos Sainz (Spanjë): 127 5. George Russell (Britani e Madhe): 111 Klasifikimi i ekipeve 1. Red Bull: 328 2. Ferrari: 265 3. Mercedes: 204 4. McLaren: 73 5. Alpine: 67
https://ata.gov.al/2022/07/08/f1-austria-stacioni-i-radhes-2/