Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimeshe dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim graual të vranësirave në të gjithë territorin POR nuk priten reshje.
Vijon; Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites POR pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV POR nuk priten reshje. Temperatura minimale do të shënohet në Kumanovë 16 gradë C NDERSA maksimalja pritet në qytetin e Shkupit deri në 35 gradë C.
Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndore do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Gjithashtu nën mbizotërimin e vranësirave të shumta do të jetë gadishulli i Skandinavise KU priten shira me intensitte të lartë. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontienentit Europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.