Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej disa ditësh Rajonin e Ballkanit po diktojnë motin edhe në Kosovë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet të shfaqen vranësirat e pakta në të gjithë Kosovën, KU më të theksuar ato parsashikohet të jenë në zonat Juglindore. POR vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në Kosovë.
Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites, POR do të ketë dhe kalime të lehta vranësirash në zonat Lindore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë territorin e MV, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Linodre dhe pjesërisht Jugore.
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që Veriu dhe Qëndra e kontinentit të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e shpeshta të vranësirave. Po ashtu dhe Europa Jugore kryesisht do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Ndërsa Alpet e Europës dhe Lindja e kontinentit parashikohet të kenë vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.