Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë mesditës dhe pasdites KU here pas here shirat do te jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin dobësim te ndjeshëm te intesitetit të shirave nëpër të gjithë territorin e Kosovës duke berë që vetëm në zonat perëndimore shirat të jenë të dobët dhe lokalë. Me vranësira dhe shira do të nisë dita në të gjithë republikën e MV Ku më të theksuar reshjet paraqiten ne zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që e njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë gjatë mesditës dhe pasdites, Ku reshjet e shiut do të jenë më të dukshme. Ndërsa orët e mbrëmjes pritet të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit. Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Konkretisht; Rajoni i Ballkanit, Europa Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut PARAQITEN me shira te rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta ere. Po-ashtu nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës do të PARAQITEN vendet e Europës Lindore dhe skandinavia NDERSA do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare Britania e madhe.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on