Tuesday, July 23, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Diel,17 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E Diel,17 Shtator 2023

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira të shpeshta duke gjenruar herë pas here shira të izoluar KU më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qëndër të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonisë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë MV duke rrezikuar shira në zonat kufitare me Shqipërinë POR shirat do të jenë të dobëë dhe të izoluar.

Brigjet veriperëndimore të Europës si edhe gadishulli Iberik do të jenë nën dominimin e motit  të paqëndrueshëm, KU do të kenë vranësira të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu; Britania e Madhe do të jenë me vranësira dhe reshje shiu POR në sasi më të pakta. Ndërsa krejt Ndryshe paraqitet Pellgu i Mesdheut, KU do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments