Republika e Kosovës parashikohet të MBETET nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, KU kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në te gjithë territorin e Kosovës duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Temperaturat e ajrit në republikën e Kosovës do të jenë; Më e ulëta në Mitrovicë deri në 10 gradë C dhe më e larta do të rregjistrohet në qytetin e Gjakovës 29 gradë C.
Dita e martë, vijon nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të MBETEN prezente POR reshje të pakta priten vetëm në orët e pasdites; në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV, herë pas hbere prtien edhe rrebeshe të izoluara shiu.. Parashikohet përmirësim i kushteve atmosferuke në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë duke bërë që maksimumi në qytetin e Shkupit të ngjitet deri në 31 gradë C në orët e mesditës.
Ishujt Britanikë si edhe vendet e Lindjes; do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, Europa Qëndrore si edhe gadishulli Skandinav do të MBETEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të dominojnë; Gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.