Britania e Madhe dhe Vendet Nordike parashikohet të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash. Gjithashtu me intervale të gjata me diell dhe kalime vranësirash PARAQITET pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugu i kontinentit. Ndërsa zona e Alpeve të Europës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu pjesa Verilindore e gadishullit të Ballkanit dhe Lindja e kontinentit Europian do të jenë nën mbizotërimin e vlerave të ulëta Barike duke krijuar mundësi për reshje shiu në formën e rrebesheve.





