Ballkani Veriperëndimor dhe pjesërisht Italia do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe shiu. Me mot  të paqëndrueshëm do të jetë zona e Alpeve të kontinentit si edhe një pjesë e mirë e Europës Qëndrore. Gjithashtu përkeqësohen kushtet atmosferike në Europën Lindore, KU momentet me rrebeshe shiu parashikohet të jenë dominante kryesisht pas orëve të mesditës. Ndërsa pa reshje do të MBETEN vendet Nordike si edhe përmirësohen kushtet e motit në Britanin e Madhe. Po_ashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë Gadishulli Iberik, Jugu i rajonit të Ballkanit si edhe brigjet e detit të Zi.