Gadishulli Skandinav dhe vendet e Baltikut do të jenë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Po_ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu parashikohet të jetë Britania e Madhe dhe pjesërisht vendet e Beneluksit, KU herë pas here do të kete dhe reshje në formën e breshërit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave, KU vranësirat më të dukshme pritet të jenë në Europën Qëndrore. Ndërsa intervalet e gjata me diell do të jenë mbizotëruese në Europën Jugperëndimore dhe në Brigjet e Egjeut.