Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTEuroBasket 2022

EuroBasket 2022

Kampionati Evropian i Basketbollit 2022, i njohur si FIBA EuroBasket 2022, do të nisë sot pas një ndërprerjeje 5-vjeçare. Edicioni i 41-të i kompeticionit kryesor të Evropës do të fillojë me ballafaqimin midis kampionit të trefishtë Spanjës kundër Bullgarisë në ndeshjen e hapjes të Grupit A në Tbilisi të Gjeorgjisë. Katër skuadrat e para në secilin prej katër grupeve do të kualifikohen në të 16-ën e finales ndërsa faza finale do të mbahet kryesisht në Berlin të Gjermanisë midis 10-18 shtatorit. Tetë skuadrat fituese do të luftojnë në çerekfinale, të planifikuara për 13-14 shtator, përpara gjysmëfinales më 16 shtator. Ndeshja finale është caktuar për 18 shtator. Finalja do të zhvillohet në Berlin ndërsa në të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë. Ndarja e katër grupeve: Grupi A: Gjeorgjia (nikoqiri), Belgjika, Bullgaria, Mali i Zi, Spanja, Turqia (Tbilisi, Gjeorgji) Grupi B: Gjermania (nikoqir), Bosnjë e Hercegovinë, Franca, Hungaria, Lituania, Sllovenia (Këln, Gjermani) Grupi C: Italia (nikoqir), Kroacia, Estonia, Britania e Madhe, Greqia, Ukraina (Milano, Itali) Grupi D: Çekia (nikoqir), Finlanda, Izraeli, Holanda, Polonia, Serbia (Pragë, Çeki) *Mali i Zi e zëvendësoi Rusinë, e cila u skualifikua nga pjesëmarrja nga FIBA për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.https://ata.gov.al/2022/09/01/pas-pauzes-5-vjecare-nis-eurobasket-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments