Kisha e Shën Marisë në Mamurras është kantieri i radhës i programit EU4Culture. Lajmin e dha ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ndau në rrjetet sociale edhe pamje të rrënojave si dhe nga punimet që kanë nisur të kryhen. Nisur nga vlerat e rralla historike dhe arkitekturore, pas tërmetit të vitit 2019, ky monument i kategorisë I, i shquar për pikturat murale të ruajtura në rrënoja, është futur në listën e ndërhyrjeve restauruese. Kisha e Shë Mërisë ndodhet në Kurbin, në fshatin Shëmri dhe është një kishë abaciale me rëndësi, e Arbërisë mesjetare. Sipas të dhënave gojore, aty kryenin shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën. Të gjithë banorët e fshatit Shënmëri janë të besimit islam por kjo nuk i ka penguar ata të përkujdesen për objektin dhe njëkohësisht të nderojnë Shën Mërinë, shenjtoren e fshatit me të njëjtin emër, e cila kremtohet me 15 gusht. Kisha e Shën Mërisë është i vetmi monument kishtar në krahinën e Kurbinit që gjatë periudhës se regjimit komunist tërhoqi vëmendjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ajo është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I. atsh
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on