Monday, March 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEtno Fest: Edicioni i 13-të

Etno Fest: Edicioni i 13-të

Etno Fest-i në Prishtinë, vazhdon të tërheqë një numër të lartë dashamirësish të traditës, folklorit e trashëgimisë kulturore, në këtë edicion të 13-të të tij. Programi i pasur e i kuruar me shumë kujdes, që do të vijojë deri më 20 gusht, ofron për publikun ekspozita të shumta, performaca muzikore, shfaqje teatrale, punëtori e debate. Ndër të tjera, ky edicion i Etno Fest prezantoi edhe ritet e veshjeve tradicionale e veçanërisht xhubletën. Xhubletën në Etno Fest, e prezantoi Rita Kalaj nga Shkodra. Xhubleta është veshje tipike e grave në Shqipërinë veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqipëtare në Malin e Zi. Xhubleta në shekullin e XVIII, bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardh e zi për vajzat. Xhubleta është me prejardhje të lashtë, paraqet ngjashmëri me disa figura të gjetura në Bosnjë e vise të tjera të mesdheut. Që prej vitit 2022 xhubleta është pjesë e listes së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO në nevojë urgjente për mbrojtje. Gjithashtu u prezantuan edhe veshjet e grave të Hasit, edhe ato të pakrahasueshme për nga bukuria. Festivali vazhdon të jetë shembull se si mund të shfrytëzojmë potencialin e hapësirave të trashëgimisë kulturore, duke harmonizuar traditën me inovacionin dhe duke u shndërruar në një pikë referimi për entuziastët e kulturës dhe vizitorët e turistët. Në hapsirat e Etno Fest vazhdojnë ekspozitat e pikturave, skulpturave, mozaikë e punëtori e thurjeve me vek. Mbrëmjen e sotme njëri prej artistëve të shumëpritur që do të performojë në Etno Fest, është Mentor Haziri. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ