Turi çiklistik i Shqipërisë përfundon sot me etapën e pestë dhe të fundit.

Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, etapa e fundit nis në Vlorë dhe përfundon në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

Policia Rrugore e Fierit ka njoftuar bllokime të përkohshme në disa akse kryesore nga ora 10:00 deri në 13:15.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimet do të jenë si më poshtë:
-Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15;
-Rruga Fier – Savër, nga ora 10:50 deri në orën 12:00;
-Segmenti Savër – dalje në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00;
-Rruga Levan – Qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Në përfundim të garës, qarkullimi do të rikthehet normalisht.

Rezultatet e katër etapave të para

Çiklist Callum Macleod ia ka arritur të fitojë etapën e katërt dhe më të vështirën e turit të Shqipërisë në çiklizëm, të mbajtur në itenerarin Vlorë-Himarë-Vlorë.

Megjithatë renditja e përgjithshme udhëhiqet nga holandezi Tom Xokmans.

Sa i takon kryesusit të turit, edhe pse nuk ka fituar asnjë prej etapave, udhëhiqet nga çiklisti i ekipit të Holandës, Tom Xokmans.

Turi i Shqipërisë nisi të hënën dhe u fitua nga çiklisti i ekipit kombëtar shqiptar Gabriele de Fabritis. Etapa e dytë nga holandezi Nils Rimajer, ndërsa etapa e tretë nga një tjetër çiklist i ekipit kombëtar Olsian Velia.