Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTErzeni mund Partizanin

Erzeni mund Partizanin

Takimi që ka ulur siparin e javës së 4-t të Kategorisë Superiore është ai që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe që vuri përballë njëra-tjetrës Partizani, kryesues të renditjes pas 3 javëve të para, me 3 fitore në po aq ndeshje, me Erzenin, që nuk e njihte sidoqoftë humbjen pas një fitoreje dhe dy barazimesh në këtë fillimsezon. Ndonëse fillimi i ndeshjes është më i mirë për të kuqtë kryeqytetas, janë miqtë ata që do të shtangin portierin Rexhepi, teksa një goditje në dukje pa pretendime, por e zgjuar e Nonatos ka marrë një trajektore të pazakontë dhe është prehur në rrjetë në minutën e 12-të. Partizani duket se është tulatur nga pësimi i golit dhe gjysmëora e mbetur e pjesës së parë do t’i shohë kryeqytetasit e trajnerit italian, Xhovani Kolela, të këmbëngulin, por pa e patur as qartësinë, as qetësinë dhe as finalizimin e duhur. Për rrjedhojë pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Erzenit, ndërsa ajo e dyta do të jetë një 45-minutësh i karakterizuar nga një lojë e hapur, me Partizanin që është më ngulmues dhe që e hedh vështrimin vazhdimisht drejt portës kundërshtare, duke ndërtuar dhe shkuar dëm raste, shpesh edhe të volitshme, në vijim. Ndërsa në krahun tjetër, shijakasit përpiqen t’i godasin të kuqtë me anë të kundërsulmeve, me anë të goditjeve të lira dhe goditjeve të këndit. Por asgjë nuk ndryshon deri në fund dhe Erzeni mund Partizanin 1-0, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, me 8 pikë, një më pak sesa të kuqtë e kryeqytetit, që sidoqoftë mbeten në krye edhe pas pësimit të humbjes së para në këto 4 javë të deritanshme të sezonit të ri.https://sport.rtsh.al/artikull/erzeni-surprizon-perseri-mund-partizanin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ