Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTErtjan Kofsha, 3 medalje ari në Kampionatin Evropian

Ertjan Kofsha, 3 medalje ari në Kampionatin Evropian

Peshëngritësi shqiptar 17-vjeçar, Ertjan Kofsha ka fituar 3 medalje ari në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po mbahet në Raszyn të Polonisë. Talenti shtërmenas, Kofsha garoi në peshën 89 kg. Ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg. Pas këtij rezultati kombëtarja shqiptare e shtangës e mbylli me 6 medalje gjithsej Kampionatin Evropian, pasi disa ditë edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi shprehu krenarinë për këto rezultate. “Medaljet e shumta të sportistëve tanë në disiplina të ndryshme dëshmojnë që Shqipëria, edhe pse vend i vogël, ka vlera të larta sportive dhe talente të rrallë. Suksesi më i fundit është i sportistit Ertjan Kofsha, peshëngritësit nga Shtërmeni, i cili i shtoi një tjetër kampion Shqipërisë me 3 medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë”, u shpreh ajo në postim në rrjetet sociale. “Si ministre e sportit, këto rezultate më bëjnë jo vetëm krenare, por më motivojnë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e mëtejshëm të sportit, si dhe mbështetjen, trajtimin dhe vlerësimin e sportistëve me dinjitet”, tha Kushi. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi pas këtij rezultati duke theksuar në një postim në rrjetet sociale se, “Ertjan Kofsha nga Cërriku shpallet kampion Evrope në peshëngritje duke marrë medalje ari në Kampionatin Evropian të të Rinjve”.http://ata.gov.al/2022/08/16/peshengritesi-ertjan-kofsha-3-medalje-ari-ne-kampionatin-evropian-te-te-rinjve-ne-poloni/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments