Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan akuzon Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut

Erdogan akuzon Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës nga Izraeli, duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave të njeriut të më shumë se 2 milionë palestinezëve që jetojnë atje.

“Aktualisht, Rripit të Gazës nuk i jepet ujë. Nuk ka energji elektrike. Po të drejtat e njeriut?”, tha sot Erdogan në Ankara.

Izraeli njoftoi një bllokadë totale të Rripit të Gazës, duke ndërprerë energjinë elektrike, ujin, karburantin dhe ndaluar furnizimet me ushqime.

Vendimi erdhi mes sulmeve të rënda ajrore izraelite në Rripin e Gazës,  në përgjigje të sulmeve të dhunshme të nisura të shtunën nga grupi militant islamik Hamas.

Erdogan kritikoi gjithashtu vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zhvendosur një aeroplanmbajtëse në Mesdheun lindor gjatë konfliktit.

“Çfarë po bëjnë aeroplanmbajtëset amerikane në Izrael?”, tha Erdogan, duke e quajtur atë një hap drejt kryerjes së “masakrave të rënda”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ