Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi deklaroi sot se nxënësja e shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan, Enkileda Carja triumfoi këtë herë në Kampionatin Evropian të moshave duke fituar tre medalje bronzi për Shqipërinë. Ministrja Kushi ka postua një foto me kampionen Enkileda Carja në rrjetet sociale, ku thekson se triumfi në Kampionatin Evropian na bënë të gjithëve krenar. “Në maj të vitit të kaluar, teksa vizitova shkollën 9-vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan, takova edhe sportisten e talentuar dhe nxënësen shembullore Enkileda Carja. Mësueset më treguan që ajo ka qenë disa herë kampione gjatë viteve të fundit në garat kombëtare të peshëngritjes për të rinj. Enkileda triumfoi këtë herë në Kampionatin Evropian të moshave që po zhvillohet në Raszym të Polonisë, duke fituar tre medalje bronzi për Shqipërinë, duke na bërë të gjithëve krenarë dhe njëkohësisht duke na sjellë një model shumë të mirë frymëzimi edhe për bashkëmoshatarët e saj”, shkruan Kushi.http://ata.gov.al/2022/08/13/enkileda-carja-triumfon-ne-kampionatin-evropian-tre-medalje-bronzi-per-shqiperine/
Enkileda Carja triumfon në Kampionatin Evropian
RELATED ARTICLES