Monday, November 25, 2024
HomeMJEDIS “El Cronista”: Shqipëria destinacion mesdhetar me kosto të ulët

 “El Cronista”: Shqipëria destinacion mesdhetar me kosto të ulët

Shqipëria – vendi evropian me plazhe parajsore Shqipëria është një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe mahnitëse, ushqim të nivelit të lartë dhe gjithashtu një vend shumë i lirë. Vendi mesdhetar është ende një diamant i pacënuar që pret të zbulohet nga shumë vizitorë. Aktualisht, fluturimet vajtje-ardhje nga Spanja kushtojnë 53 euro – duke e bërë atë destinacionin më të lirë për pushime jashtë vendit. Shqipëria ka një natyrë të egër, një ndërthurje të kulturës se Lindjes dhe Perëndimit – dhe laget nga detet Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash me ujëra blu transparente. Fluturimet direkte nga Barcelona dhe Madridi për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, u mundësuan një vit më parë. Që nga viti 2014 – Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), monedha aktuale është leku dhe kostoja e jetesës është e përballueshme. Akomodimi me qira nga një individ, kushton 10 euro nata, menuja ditore kushton 5 euro dhe një krikëll birrë kushton 1 euro. Krahas kostos së udhëtimit, shpenzimet në vend nuk janë shumë të larta. Ushqimi, vizitat në pikat turistike apo aktivitetet e tjera ofrohen me çmime të lira. Duke qenë shumë afër Spanjës, nuk do të shpenzoni shumë për udhëtimin në Shqipëri – dhe do të vini re se çmimet janë dukshëm më të lira se në Spanjë. Plazhet magjepsëse, qytetet historike plot me vizitorë dhe kultura të ndryshme do të jenë atraksione të shkëlqyera për t’u eksploruar!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments