Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, është çelur një ekspozitë në përkujtim të Teodor Kekos. Ekspozita vjen në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit dhe publicistit. Biblioteka Kombëtare përkujton nëpërmjet kësaj ekspozite, kontributin e tij të vyer në fushën e letrave shqipe dhe të publicistikës. Kjo ekspozitë sjell për publikun krijimtarinë e Teodor Kekos, duke nisur nga botimi i tij i parë në revistën “Nëntori” (1980) dhe vëllimin e parë me poezi “Pas provimeve” botuar në vitin 1983, për të vijuar më tej me veprat: “Fjala fishkëllen” (1987), romani “Loja” (1990), “Zemra nuk është këmishë” (1990), “Lajmëtarja e vdekjeve” (1991), “Pretenca” (1994), “Made in Albania” (1998), “Poezi” (2005), përmbledhje me tregime “Amaneti-tregimet e fundit” (2008), “Curriculum vitae. Tregime të zgjedhura” (2008), “Kryqëzim-poezi të zgjedhura” (2008), “Si breshka në shpinë mbaj një varr” (2012), “Shënimet e një gruaje” (2014). Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zë edhe veprimtaria e tij si redaktor, por edhe si publicist, që vjen përmes artikujve në shtypin periodik të kohës. Ekspozita për Teodor Kekon, do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të Bibliotekës Kombëtare.
Ekspozitë në kujtim të Teodor Kekos
RELATED ARTICLES