Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, mbi 13.8 miliardë lekë

0
7

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me 12.9 % gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë ato llogariten mbi 13.8 miliardë lekë, nga 9.3 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2022-shit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në janar sasia më e madhe e mineraleve dhe lëndëve djegëse kishte destinacion Greqinë. Eksportet e këtij grupi drejt Italisë llogariten 1.8 miliardë lekë. Ndërkohë, vendi tjetër drejt të cilit kemi eksportuar minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, është Gjermania. Referuar të dhënave, gjatë janarit janë eksportuar drejt Gjermanisë 1.7 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Drejt Kosovës, Shqipëria eksportoi 1.3 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, ndërsa drejt Italisë 219 milionë lekë. atsh