Eksportet e prodhimeve bujqësore frutave dhe zarzavateve të freskëta nga fusha po rriten dukshën vitet e fundit.
Gjatë periudhës janar-nëntor eksportet e fruta-perimeve u rritën me 27% krahasuar me një vit më parë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.
Sipas saj, gjatë 11 mujorit të këtij viti janë eksportuar 259 228 tonë fruta dhe perime. Në vlerë ato llogariten 16,2 miliardë lekë.
Denaj u shpreh se do të vijohet me politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të qeverisë për 1 miliard dollarë eksporte deri në vitin 2030.