Eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënuan rritje me më shumë se 2 herë gjatë shtatëmujorit janar-korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë kësaj periudhe 6 miliardë lekë, nga 2.7 miliardë lekë që ishin në 2021-shin. Ndërkohë, importet nga SHBA shënuan rënie. Sipas të dhënave, importet llogariten 7.1 miliardë lekë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, nga 10.1 miliardë lekë që ishin në 7-mujorin e 2021-shit. Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht produkte ushqimore, bimë mjekësore dhe metale. Madje, Shqipëria konsiderohet një tregtues i rëndësishëm i bimëve mjekësore në tregun amerikan. Rritja e eksporteve është favorizuar edhe nga heqja e taksës doganore. Që prej vitit 2012, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eliminon taksën doganore për një listë të gjatë produktesh. Në fillim të muajit tetor të vitit 2020 u nënshkrua në Tiranë memorandumi për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, i cili pritet të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por në tërësi të huaja në Shqipëri. Memorandumi do të ketë ndikim pozitiv sa i përket edhe eksporteve shqiptare, duke përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar. Përmes këtij memorandumi po realizohet edhe një ëndërr 50-vjeçare, që është ndërtimi i HEC-it të Skavicës, gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur në burime hidroenergjetike, por i varur në vijimësi nga moti dhe nga importi, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.http://ata.gov.al/2022/09/05/eksportet-drejt-shba-se-6-miliarde-leke/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on