Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me gati 1.7 miliardë lekë përgjatë 5-mujorit të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-maj u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 9.2 miliardë lekë. INSTAT bëri të ditur se, gjatë kësaj periudhe të vitit importet shënuan rënie me 813 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 5.8 miliardë lekëve, kundrejt 6.6 miliardë lekëve që ishin në 5–mujorin e 2022-shit. Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. atsh
Eksportet drejt MV rritje me 1.7 miliardë lekë
RELATED ARTICLES