Zvicra ka probleme sistematike me racizmin kundër personave me prejardhje afrikane, thuhet në një raport të prezantuar më 3 tetor nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara. Raporti përfshin shumë shembuj, nisur nga brutaliteti policor e deri te lojërat e fëmijëve. Grupi i emëruar nga OKB-ja tha se ka edhe masa pozitive që Zvicra ka ndërmarrë, por shprehu shqetësimin për përhapjen e diskriminimit racor, duke theksuar disa incidente, pasi anëtarët e grupit vizituan Zvicrën gjatë këtij viti. “Përhapja dhe mosndëshkimi [i diskriminimit në baza racore] tregon se ekziston një problem sistematik”, u tha në raport. Ambasadori i Zvicrës në OKB gjerësisht pranoi gjetjet e raportit, përmes komenteve që i dorëzoi në Këshill, edhe pse tha se ekspertët kishin përdorur “numër të kufizuar të shembujve” për të ardhur në këto përfundime. Në raport u tha se ka përpjekje për të rritur vetëdijen e publikut lidhur me aspektet e historisë zvicerane, sikurse një peticion dhe debat i bërë lidhur me heqjen e një statuje të një bankieri që kishte krijuar pasuri duke shfrytëzuar skllevërit afrikanë, në kantonin e Noshetelit. Ekspertët e OKB-së thanë se fëmijët zviceranë ende luajnë lojëra sikurse “kush frikësohet nga njeriu me ngjyrë”, që sipas tyre, lojëra të tilla kanë efekte diskriminuese në aspektin racor. Në raport po ashtu u përmend brutaliteti “shokues” i policisë, duke theksuar se në kantonin e Vaudit kishin vdekur disa persona me ngjyrë. “Zvicra pajtohet me vëzhgimin tuaj se racizmi dhe diskriminimi racor – përfshirë edhe kundër personave me prejardhje afrikane – janë probleme që duhet të trajtohen në mënyrë urgjente”, tha ambasadori zviceran në OKB, Jurg Lauber. Ai para Këshillit për të Drejtat e Njeriut theksoi se po zbatohen masa të reja për të trajtuar çështjen e racizmit, përfshirë edhe krijimin e qendrave për konsultime për viktimat e diskriminimit racor, por edhe përmirësimin e programeve trajnuese të policëve.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618915
Ekspertët e OKB-së: Zvicra ka probleme “sistematike” me racizmin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on