Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMEkselentët, 166 studentë përfitojnë pagë 34 mijë lekë në muaj

Ekselentët, 166 studentë përfitojnë pagë 34 mijë lekë në muaj

Në Universitetet e vendit janë mbyllur aplikimet për bursa për studentët ekselentë dhe ata që përfitojnë mbështetje financiare, pasi kanë zgjedhur një nga degët prioritare të shpallura nga qeveria në qershor të 2022. Në total janë 166 studentë me rezultate të shkëlqyera, të cilët përfitojnë mbështetje financiare me një pagë mujore prej 34 mijë lekë çdo muaj. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, Artan Spahiu, tha sot në një intervistë televizive se, “deri tani janë kryer 71 janë aplikime të studentëve me rezultate të shkëlqyera me mesatare 10 dhe provimet e maturës 9.5 dhe 9.4”. Sipas tij, aplikimet rezultojnë nga studentët, të cilët ndjekin apo frekuentojnë një program prioritar dhe një aplikim është nga një që ka fituar në olimpiadë. “Këtë përfitim do e vazhdojë në të gjitha vitet e studimit në programin e parë apo të dytë nëse plotëson kriteret e marrëveshjes, që janë: duhet të ruajë mesataren 9.5 kur është ekselent dhe 8.5 kur është në programet prioritare”, tha Spahiu. Një tjetër kriter për programet prioritare është edhe bllokimi i diplomës për një periudhë 3-vjeçare në përfundim të studimeve. “Studenti brenda 6 viteve të tentojë për t’u punësuar në sektorin publik, administratë dhe studenti për 3 vite duhet të punësohet në këto institucione. Deri sa të përfundojë detyrimin, diploma qëndron në universitet dhe universiteti e depoziton në institucionin ku punësohet studenti”, sqaroi Spahiu. Nga programet prioritare, dega “Mjekësi Veterinare” ka numrin më të lartë të studentëve që përfitojnë pagë mujore, e ndjekur Inxhinieria e Mjedisit dhe Gjuha Shqipe dhe Letërsia. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments