Për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën kundër Ukrainës, një qendër provash do të ngrihet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Rusia duhet të mbahet përgjegjëse në gjykata për krimet e saj të tmerrshme”, theksoi von der Leyen në një konferencë shtypi në Kiev. “Prokurorët e Ukrainës dhe Bashkimit Evropian tashmë janë duke punuar së bashku dhe duke mbledhur prova, theksoi ajo. Qendra e re ndërkombëtare në Hagë do të koordinojë këtë punë. Ajo do të integrohet në një ekip që po heton, ndër të tjera, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. ATSH
BE prezanton qendrën e re të provave për krimet e luftës në Ukrainë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on