Oborret e bukura shkodrane do të kthehen në kinema të hapura e skena muzikore përgjatë 5 ditëve. Lajmin e jep ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes fotove nga posterat e “Ekranit të Artit” që ndau në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për nisjen e edicionit të 6-të të Festivalit të Filmit “Ekrani i Artit”, me drejtor Adrian Pacin. Festivali do të zhillohet për 5 ditë, në 5 vendqëndrime të ndryshme, përfshirë edhe një hapësirë buzë liqenit. “Me kënaqësi e mbështetëm edhe këtë vit këtë festival, që bën bashkë filmin, muzikën e performancat artistike, duke i dhënë edhe më shumë jetë Shkodrës, këtij poli kulturor historik”, u shpreh ministrja Margariti. Ndërkohë drejtuesi artistik i festivalit, Edi Muka ka deklaruar se ky edicion do të përqendrohet tek kinematografia suedeze. Programi parashikon shfaqjen e 60 filmave. Ndër mbështetësit e këtij festivali janë Ambasada Italiane dhe Instituti Italian i Kulturës. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on