Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEkonomia e eurozonës rritet më pak !!

Ekonomia e eurozonës rritet më pak !!

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në zonën euro është rritur 0,6% në tremujorin e dytë të 2022 krahasuar me tremujorin e parë, sipas shifrave të reja të publikuara sot nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian. Eurostat fillimisht kishte parashikuar një rritje prej 0,7% për zonën euro. PBB-ja e rregulluar sezonalisht e BE-së u rrit siç pritej me 0,6% në tremujorin e dytë të 2022, krahasuar me tre muajt e parë të vitit. Në tremujorin e parë të vitit 2022, PBB-ja e eurozonës dhe BE-së ishin rritur përkatësisht me 0,5% dhe 0,6%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, ekonomia e eurozonës u rrit me 3,9%, ndërsa PBB-ja e BE-së u rrit me 4,0%. Spanja, me 1,1%, ka shënuar rritjen më të madhe tremujore nga të gjitha vendet e zonës euro, që tashmë kanë publikuar shifrat e tyre tremujore. PBB-ja e Italisë u rrit me 1,0% dhe e Francës me 0,5%. Ekonomia gjermane ngeci. ”Numri i të punësuarve vazhdon të rritet si në BE ashtu edhe në eurozonë”, sipas vlerësimeve të Eurostat. Punësimi në eurozonë dhe në BE u rrit me 0,3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022 dhe me përkatësisht 2,4% dhe 2,3% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. BE-ja ka 27 shtete anëtare nga të cilat 19 përdorin monedhën euro.https://ata.gov.al/2022/08/17/bruksel-ekonomia-e-eurozones-rritet-me-pak-nga-parashikimet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments