Ky ishte edicioni i parë i festivaliti organizuar nga Radio Tirana, në një kohë kur vendi ishte nën ndikimin e sistemit socialist dhe arti drejtohej nga parimet e realizmit socialist.

Festivali u zhvillua me një skenografi të thjeshte, dhe u transmetua kryesisht përmes radios.

Edhe në arkivin e ATSH, fotografitë etiketohen “Festivali i Këngës në Radio”.

Këngët trajtonin tema të jetës së përditshme, punës dhe dashurisë për atdheun, duke reflektuar frymën ideologjike të kohës.

Fitues i këtij edicioni të parë ishte Vaçe Zela me këngën “Fëmija i parë”, e cila u bë menjëherë shumë e njohur dhe mbetet një nga këngët më të dashura në historinë e muzikës shqiptare.