Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREEdicioni i 8-të i shkollës së Integrimit Evropian në Shqipëri

Edicioni i 8-të i shkollës së Integrimit Evropian në Shqipëri

Shkolla e Integrimit Evropian në Shqipëri nisi sot edicionin e saj të 8-të. Këtë vit, 38 pjesëmarrës nga administrata, pushteti vendor, OJQ-të, mediet dhe universitetet do të studiojnë dhe do të kontribuojnë aktivisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në lidhje online, drejtuesja e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Michela Matuella informoi pjesëmarrësit për gjendjen e negociatave të anëtarësimit dhe mbi hapat e ardhshëm. Ajo i inkurajoi ata të kontribuojnë në zbatimin e reformave shumë të nevojshme dhe rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments