Botohet 25 vjet më pas, pjesa e dytë e poemës satirike të Teodor Kekos, “E të tjera, e të tjera”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se, “Teodor Kekon nuk mund ta kujtojmë më mirë se me veprën e tij”. “Plot 25 vjet që nga botimi i pjesës së parë të poemës satirike “E të tjera, e të tjera”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës botohet vepra e plotë, së bashku me pjesën e dytë, lënë nga Teodori në dorëshkrim”, theksoi Margariti në një postim në rrjetet sociale. “Një vepër plot humor e ironi, shkruar çerek shekulli më parë, në një kontekst të vështirë, por që ka mbetur aktuale”, u shpreh Margariti. “Xhuli Shkurti Keko më premtoi se do të takohemi sërish me të tjera projekte për botimin e veprës së Teodorit”, nënvizoi Margariti. Më 14 shtator iu kushtua një mbrëmje poetit, shkrimtarit e publicistit, të larguar nga jeta 20 vjet më parë. Mbrëmja përkujtimore u zhvillua në sallën e koncerteve të Katedrales Ortodokse, me pjesëmarrjen e së vesë së Teodor Kekos, Xhulieta Kekos, të cilën ministrja Margariti e falënderoi që në një mbrëmje të tillë, u besoi të pranishmëve ndjenjat e saj më të thella. Gjatë mbrëmjes kanë interpretuar vargjet e Kekos, aktorët Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi e Kristian Koroveshi, nën tingujt e luajtura në piano nga Etrita Ibrahimi e Ardit Gjebrea. Pak kohë më parë në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, u çel një ekspozitë në përkujtim të kontributit të tij të vyer në fushën e letrave shqipe dhe të publicistikës. Kjo ekspozitë solli për publikun krijimtarinë e Teodor Kekos, duke nisur nga botimi i tij i parë në revistën “Nëntori” (1980) dhe vëllimin e parë me poezi “Pas provimeve” botuar në vitin 1983, e deri tek “Shënimet e një gruaje”, botuar pas vdekjes.http://ata.gov.al/2022/09/16/botohet-e-plote-poema-satirike-e-teodor-kekos-e-te-tjera-e-te-tjera/
“E të tjera, e të tjera”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on