E shtuna agon me shi e bore por ngryset me bore ne gjithe Shqiperine !

0
75

Dita e shtunë dt. 13 shkurt 2021, që në hyrje të saj sjell vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare por dëborë në të gjithë zonën malore të vendit; përjashtim bën veriperëndimi përfshirë Shkodrën e cila do të zbardhet që sonte gjatë natës. Paraditja vijon në të njëjtat kushte ku mbi 70% e territorit shqiptar do të përfshihet nga dëbora ndërsa pas mesditës reshjet fuqizohen në të gjithë vendin por kryesisht në zonat jugore ku priten reshje mesatare shiu dhe dëbore. Pasditja e së shtunës dhe duke iu afruar mesnatës pritet zgjerim i zonave me dëborë drejt ultësirës perëndimore dhe bregdetit Adriatik duke përfshijnë mbi 97% të Shqipërisë. Dhe pse më të pakta, reshjet e dëborës nuk do të kursejnë as bregdetin e Jonit në orët e para të ditës së dielë. Pasditja e së dielës largon reshjet nga veriu dhe zonat qendrore por reshjet mbeten prezente në jug-juglindje deri afër mesnatës. Temperaturat e ajrit të shtunën luhaten nga -12°C minimalja në zonat e thella të veriut deri në 10°C, maksimum në Himarë, Sarandë rreth orës 12 të mesditës; e diela sjell një tjetër rënie të temperaturave duke ulur minimalen në -14°C ndërsa maksimumi i së dielës do të zbresë në 5°.

I ftohti vijon përtej fundjavës……………

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here