Takimi i parë miqësor ndaj Kosovës U-19 do të luhet më datë 6 qershor në orën 18:00, në stadiumin “Egnatia Arena”, ndërsa ndeshja e dytë ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”. Dy ndeshjet miqësore me Kosovën U-19 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te kualifikueset për Kampionatin Europian U-19 “Rumani 2025”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin nëntor të këtij viti. Më poshtë edhe lista e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri Julian Ahmataj për dy ndeshjet miqësore me Kosovën U-19: