Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Prishtinës po bëhen realitet. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shkroi në rrjetet sociale se, është shumë i lumtur që hidhen hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme kulturore të kryeqytetit: Salla Koncertale e Muzeu i Artit. “Gjatë takimit me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, diskutuam detajet e fundit për realizimin e këtij projekti tjetër të madh drejt transformimit të Prishtinës. Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern”, është shprehur Rama. Kryekomunari i Prishtinës ka bërë me dije se po realizohet një kërkesë e kahmotshme e artistëve kosovarë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me famë botërore.
Dy hapësira të rëndësishme kulturore i shtohen Prishtinës
RELATED ARTICLES