Që nga viti 1955, Clint Eastwood ka pushtuar Hollywood-in, duke u bërë një nga aktorët dhe, më pas, regjisorët më të suksesshëm dhe më të njohur ndonjëherë, shkruan cinema.everyeye.it.
Që nga filmi i tij i parë, ”Revenge of the Creature” i cili doli në mes të viteve ’50, aktori ka kaluar përmes fazave të ndryshme profesionale, duke alternuar mes kinemasë dhe ekranit të vogël.
Megjithatë, konsagrimi i tij erdhi me zhanrin e western-it, që e bëri fjalë për fjalë fytyrën më të njohur të kohës, duke u bërë “djali i preferuar” i Sergio Leone.
Ishte pikërisht regjisori italian që ndërtoi rreth Eastwood-it figurën e hero-it të fortë dhe të pastër, të pamëshirshëm, me buzë të ngrysura dhe me një magnetizëm të jashtëzakonshëm.
E quajtura “trilogjia e dollarit” transformoi përgjithmonë figurën e Clint Eastwood-it, i cili u bë në pak vite një yll ndërkombëtar.
Falë këtij suksesi, dyert e Hollywood-it u hapën për aktorin, i cili mundi të eksperimentonte me role në zhanre të tjera, ndërkohë që mbeti i lidhur ngushtë me reputacionin e tij si burrë i fortë, i ftohtë dhe i vendosur.
Një tjetër moment kyç në karrierën e Eastwood-it ishte kalimi nga para kamerës te pas saj, kur vendosi të bëhej regjisor.
Që nga viti 1985, lindi kështu disa nga veprat e tij më të mira, si The Unforgiven (Të pamëshirshmit), Mystic River, Million Dollar Baby, Gran Torino dhe të tjera.
Tani, sipas Dustin Hoffman, personaliteti i vërtetë i Eastwood-it do të ishte shumë ndryshe nga ai që për dekada është paraqitur përmes roleve të tij më të famshme.
“Një herë kam takuar Clint Eastwood-in dhe ishte i jashtëzakonshëm. E shikoja ndërsa flisnim. Ulja sytë dhe pashë që pantallonat e tij ishin pak të shkurtra: dukej shumë nga çorapet. Në të vërtetë ai ishte vetvetja, ka komplekse”, rrëfeu aktori legjendar në një intervistë.
”Më kujtohet që mendova: Dikush duhej ta vendoste në Meet John Doe sepse ai është vetvetja e tij e vërtetë’. Nuk ka asnjë shenjë agresiviteti tek ai. Kjo është thelbi i tij i vërtetë”, rrëfen Hoffman.





