Ky program pilot, i zhvilluar nga Bashkia e Dubait – përfshin instalimin e 12 stacioneve inteligjente në pika kyçe të emirateve, përfshirë 10 në parqe publike dhe 2 në ambiente të menaxhuara nga organizata “Dubai Holding”.
Secili stacion është projektuar për të ushqyer macet e rrugës dhe kafshët e tjera, në mënyrë të kontrolluar, duke shpërndarë përmasa ushqimi të përcaktuara dhe duke mbledhur të dhëna mbi aktivitetin e kafshëve.
Si funksionojnë stacionet?
Stacionet ‘Ehsan’ përdorin sensorë inteligjentë dhe sisteme të fuqizuara nga IA-ja të cilat:
- Identifikojnë kafshët e rrugës përpara se të shpërndajnë ushqim,
- Mbledhin të dhëna mbi aktivitetin e tyre,
- Nxisin një mënyrë më të organizuar dhe të qëndrueshme të ushqyerjes,
- Dhe ndihmojnë në reduktimin e ushqyerjes së rastësishme, e cila mund të çojë në mjedise të ndotura apo probleme shëndetësore në zonat publike.
Zyrtarët e Bashkisë së Dubait kanë theksuar se ky program synon të krijojë një qasje më të përgjegjshme ndaj menaxhimit të popullsisë së kafshëve të rrugës, të mbrojë mirëqenien e tyre dhe të ruajë mjedisin urban.
Të gjitha stacionet janë të dizajnuara dhe të prodhuara në Emiratet e Bashkuara Arabe me teknologji të avancuar.
Programet ekzistuese dhe qëllimet e mëtejshme
Programi funksionon paralel me nisma të tjera të Bashkisë së Dubait si “Trap–Neuter–Return” (TNR) dhe “Trap–Neuter–Vaccinate–Return” (TNVR), ku kafshët kapen, vaksinohen dhe rikthehen në vendet e tyre origjinale, nëse paraqesin rrezik për komunitetin.
Disa prej tyre bëhen të adoptueshëm përmes faqes zyrtare të komunës.
Shefja e Agjencisë së Mjedisit, Shëndetit dhe Sigurisë në Bashkinë e Dubait, Dr. Naseem Mohammed Rafee, tha se ky program reflekton përkushtimin e Dubait për të promovuar vlerat humane dhe mirëqenien e kafshëve, duke mbështetur gjithashtu biodiversitetin dhe ruajtjen e hapësirave publike të pastra dhe të balancuara.
Programi “Ehsan Stations” është aktualisht në fazën pilot, ku do të testohet dhe vlerësohet performanca e saj përpara zgjerimit të mundshëm në mbarë qytetin.
Autoritetet synojnë të përdorin të dhënat e mbledhura për të zhvilluar më tej këtë nismë humane dhe teknologjike.





