Artizanati shqiptar përbën një nga vlerat tona identitare. Përveç përfshirjes së duarartëve në aktivitetet periodike që organizon Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, një vëmendje e veçantë ndaj tyre hodhi hapat e parë në takimin e realizuar me përfaqësues të QKVT, ministrisë së Kulturës dhe DRTK. Në këtë takim morën pjesë Niko Kotherja, drejtor i QKVT, Eranda Bedalli, specialiste e DKFP pranë ministrisë së Kulturës, Petrit Bilali përfaqësues i DRTK Shkodër, Eftiola Thanas përfaqësuese e DRTK Korçë, Neritan Mehmeti përfaqësues i DRTK Vlore, Eva Demaj përfaqësuese e DRTK Berat. Përveç plotësimit të Regjistrit Kombëtar të Artizanëve, evidentimi dhe përqasja me problematikat e trajtimi i tyre përbën fokusin e punës së grupit, të ngritur nën kujdesin e ministres së Kulturës, Elva Margariti. Përmes përfaqësuesve të DRTK-ve, në çdo qark do të zhvillohen takime me artizanë, për të bërë të mundur evidentimin për mbështetjen e aktivitetit të tyre. atsh