Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALEDrejtori i ARRSH: Akset nacionale të kalueshme

Drejtori i ARRSH: Akset nacionale të kalueshme

Drejtori i ARRSH, Evis Berberi në një intervistë në RTSH 24 ka dhënë informacione lidhur me situatën e rrugëve pas reshjeve të fundit të shiut dhe dëborës. Në fjalën e tij Berberi deklaroi se akset nacionale janë të kalueshme, me përjashtim të Qafë-Thorës që sipas tij ka rënie ortekësh. Berberi sqaroi se ky aks do të hapet shumë shpejt. “ARRSH menaxhon akset kryesore, 3600 km. Jemi të përgatitur me mjete, njerëz, depozitimin e kripës dhe inerteve të nevojshme që në nëntor. Situata pritej, madje vonoi. Dje ka patur intensitet të lartë reshjesh, mbi 800 metra reshje bore, nën 800 metra prezencë rshjesh shiu dhe ere. Akset nacionale janë të gjitha të kalueshme me përjashtim të Qafë Thorës, jo se është e bllokuar nga bora, por ka rënie ortekësh. Është e rrezikshme të hyjnë njerëzit dhe t’i pastrojnë. I kemi pastruar të dyja anët por pjesa e vetme e bllokuar është tuneli panoramik i cili ka ende prezencë ortekësh. Ai aks do hapet shumë shpejt”, tha Berberi. Drejtori i ARRSH theksoi se problematikë ka patur dhe me rënien e inerteve nga shpatet e maleve, për të cilat tha se kontraktorët janë në punë dhe ndërhyjnë menjëherë pasi konstatohet problematika. “Kemi patur një problematik të vogël me rënien e inerteve nga shpatet e maleve. Kontraktorët janë 24/24 në terren. Sapo konstatohet rënia e inerteve, ndërhyhet dhe maksimumi bllokohet 1 segment I caktuar për pak minuta”, tha Berberi. Sa i përket reshjeve të dëborës, Drejtori i ARRSH u shpreh se zona e veriut ka patur intensitet më të lartë, ndërsa gjatë darkës së 19 janar ka zbritur dhe në drejtim të lindjes dhe jugut. Berberi u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të vendosin zinxhirët në zonat ku ka reshje bore. “Reshjet më të mëdha ka patur zona e veriut. Gjatë darkës kanë zbritur në drejtim të lindjes dhe jugut. Kryesisht zona e Tamar-Vermoshit, Bogë-Theth, Kukës-Shishtavec ka patur intensitet të madh rëniesh, shoqërohet dhe me erë dhe ortekë. Dje në dark kemi patur borën e parë për këtë vit në Dardhë dhe Llogara. Kemi në terren mbi 150 borëpastruese, mbi 300 mjete të tjera dhe 800 punonjës në terren. Kemi mjetet e duhura dhe kemi filluar të rinovojmë flotën e mjeteve. Duhet të bëjmë një apel për drejtuesit e këtyre akseve rrugore, që të pajisen me goma dimërore, zinxhirët në makinë, që kur të arrijnë në akset me prezencë bore t’i vendosin dhe respektimi i sinjalistikës”, u shpreh Berberi. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ