Vepra “Mes Çarçafëve”, pas shfaqjes në disa tetaro të vendit është luajtur edhe për publikun e kryeqytetit. Nën interpretimin e magjishëm të aktoreve Yllka Mujo dhe Ermira Hysi, salla “Unesco” e Muzeut Historik Kombëtar, për tre netë me radhë u shndërrua në një skenë teatri. Drama e kanadezit Jordi Mand dhe me regji nga Kiço Londo e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, mbrëmjen e djeshme pati një publik tejet të veçantë, ai i grave të brugosura. Kjo vepër e cila trajton dramën dhe problemin në familje, do të shfaqet edhe në disa qytete në veri të vendit. Skenografia është e vendosur në një klasë të vitit të tretë dhe rrëfen përballjen e një nëne me mësuesen e djalit, që ka krijuar lidhje me të shoqin. Regjisori dhe dy aktoret përdorin teknikën e njohur të ekspozicionit për të përcjellë emocionet e forta. Ngjarjet në shfaqje Është fundi i një mbrëmjeje takimi me prindër. Tereza, mësuesja e re, është gati të mbledhë sendet personale e të niset për në shtëpi, kur shfaqet Marion, nëna e njërit prej nxënësve, që do të zhvillojë një bisedë në lidhje me djalin e saj Aleks. Kjo është diçka e beftë për Terezën, meqë Marion nuk ka kërkuar takim dhe gjithsesi, të gjitha bisedat e mëparshme mbi Aleksin, Tereza i ka pasur me babanë e tij, Kurtis, bashkëshorti i Marion. Marion është krejt në dijeni të lidhjes së tyre dhe kjo gjë e ka indinjuar. Madje më tepër se kaq. Aleks është një fëmijë me nevoja të veçanta, nga ato, që duken si rast serioz i mungesës së aftësisë për t’u përqendruar dhe Marionës nuk i pëlqen të mbetet jashtë qarkut të tij. Ajo padyshim që nuk e pëlqen deklaratën e Terezës, që si mësuesja e Aleksit, ajo shpenzon më tepër kohë me të sesa nëna e tij, e cila është një grua në karrierë, dhe prandaj e kupton më mirë atë. Por gjëja, që nuk i pëlqen fare, është zbulimi, që ka bërë kohët e fundit, i cili del në pah nga disa ndeshje verbale fillestare, nga ku mësojmë, se bashkëshorti i saj dhe Tereza janë të dashuruar. Kjo, plus puna me e-maile dhe letra të shkruara, shkon për llogari të kuptimit të titullit.https://ata.gov.al/2022/10/23/drama-mes-carcafeve-nga-yllka-mujo-dhe-ermira-hysi-ne-muzeun-historik/
Drama-Mes çarçafëve nga Yllka Mujo dhe Ermira Hysi në Muzeun Historik
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on