Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kreu gjatë vitit 2022 rreth 75,361 certifikime e miratime për errësimin e xhamave. Sipas DPSHTRR-së, të ardhurat e përfituara nga ky shërbim llogariten mbi 157 milionë lekë. Një xham konsiderohet që është i errësuar nëse “Tejçueshmëria e Dritës” (TD) është më pak se 70%! Me errësim të xhamit kuptojmë përdorimin e materialeve errësuese, por që vlera/niveli i errësimit në përqindje (%) përfshin totalin, së bashku, të xhamit origjinal dhe materialit errësues! Nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë ballor të mjetit. Përjashtimisht, lejohet ulja e tejçueshmërisë së dritës (TD) në xhamin e përparmë ballor vetëm në pjesën e sipërme, në një shirit gjatësor, gjerësia e të cilit është deri në 125 mm. atsh
DPSHTRR: Mbi 75 mijë certifikime për errësimin e xhamave
RELATED ARTICLES