Andon Firanji përjashtohet përgjithmonë nga peshëngritja shqiptare, ndërsa Evangjeli Veli, deri në ardhjen e rezultatit të testit B, është e pezulluar nga çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar. Ishte ky vendimi i Bordit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, që pas rastit me doping të Velit, kampione dhe nënkampione Europe deri në peshën 59 kilogram në maj 2022, mori masat ekstreme. Për të parin e peshëngritjes shqiptare, rasti Veli tregon se nuk duhet më të pranohet asnjë sportist në kombëtare, i cili stërvitjen e kryen në Greqi. Referuar dhe rasteve pas Botërorit 2014. Madje duke akuzuar dhe vëllain e Pirro Dhimës, i cili, sipas Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ka qenë në hotelin ku qëndronte Evangjeli Veli në Greqi “Rasti është shumë i rëndë – thotë Gjoza – Evangjeli Veli ka bërë dhjetë teste antidoping përpara Europianit nga Ëada dhe ka rezultuar negativ. Mund të na dilte ndonjë sportist i ri, sikurse dhe ndodhi, por jo Evangjeli Veli. Sepse edhe sportistë të tjerë si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Krenar Shoraj, Daniel Godelli janë nën kontrollin e vazhdueshëm të Ëadas dhe testimet e tyre janë të pafundme. Është stërvitur në Greqi dhe ne ia kemi dërguar dhe financimet, teksa të tjerët stërviteshin këtu. Ne kemi dhjetë ditë që kemi marrë njoftimin dhe mund të them se dyshohet. E kemi kërkuar të vijë dhe të na japë shpjegime. Nuk ka ardhur duke treguar se do të merret avokati. Janë teste që janë bërë nga Ëada. Nuk janë analiza që janë bërë nga Federata, sepse po të ishte kapur në mënyrë automatike nuk do të kishte marrë pjesë në Kampionat. Ne bëmë analiza dhe Ismailaj rezultoi me testet e Federatës. Nuk është e lehtë, shumë e rëndë”. Por a e trondisin imazhin e peshëngritjes shqiptare në sytë e ndërkombëtarëve këto raste dopingu? “Unë kam biseduar edhe me presidentin dhe sekretarin e Federatës Botërore dhe Federatës Europiane. Tanimë nuk është më përgjegjësi e Federatës, por e sportistit, sepse Ëada komunikon direkt me sportistin. E thamë dhe më sipër, këtu problemi është stërvitja në Greqi, sikurse na ndodhi më 2014-ën në Botërorin e Kazakistanit. Kështu që në mënyrë kategorike sportistë që stërviten në Greqi nuk do të jenë më pjesë e Kombëtares”. Dopingu pas gati katër vitesh, për herë të fundit më 2018-ën, Evangjeli Veli, a lëkund dhe pozicionin e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, që ndoshta mund të thotë dhe “Boll…” “Unë kam qenë sportist kampion dhe rekordmen dhe peshëngritja është pasioni im. Mund të jem i vetmi president në Shqipëri që i kam sjellë tre aktivitete ndërkombëtare brenda vitit 2022 Shqipërisë, duke përfshirë edhe Kongresin Botëror. Detyra e një presidenti është informimi. Ne kemi bërë disa seminare për dopingun. Tanimë është përgjegjësi individuale”, përfundon Gjoza.https://sport.rtsh.al/artikull/dopingu-pezullohet-evangjeli-veli
Dopingu, pezullohet Evangjeli Veli
RELATED ARTICLES