DJ-të botëror që do të ngjiten sonte në skenën e Sunny Hill

0
25

Sunny Hill Festival mbaroi ditën e parë të edicionit të shumë-pritur të Tiranës. Emra të shumtë të dashur për publikun shqiptar u ngjitën në skenën e Sunny Hill. Programi i sotëm i është dedikuar zhanrit të muzikës elektronike, me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë në botë, përfshi Afrojack, Hardwell, DJ Regard dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm. Në natën e parë të festivalit të zhvilluar në mjediset e parkut të Liqenit Artificial, të mbushur me mijëra të rinj, performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj. Ndërsa atmosfera u bë më elektrizuese kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.

Ky është viti i parë që “Sunny Hill Festival” organizohet në Tiranë, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në trevat shqiptare. Bileta e blerë është e vlefshme për të tre netët. Në festival nuk paguhet me para në dorë, por pagesat për pijet dhe ushqimin bëhen përmes aplikacionit Sunny Hill. Festivali më herët u zhvillua edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pjesë e së cilit ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës. Programi se kur do të fillojnë performancat e tyre është mëposhtë: SHF 18:00-18:30 KAMELIA 18:40-19:20 DROP G 19:20-20:20 AFROJACK 20:40-21:40 MERK & KREMONT 21:50-22:30 REGARD 22:30-23:20 HARDWELL 23:40-00:40 Pas performancës së Hardwell, performancat do të vazhdojnë në skenën e dytë të Sunny Hill Festival deri në orët e para të mëngjesit, me performance nga DJ të shumtë interesant. Hardwell, është një DJ holandez. Ai u votua si DJ numër një në botë nga DJ Mag në 2013 dhe përsëri në 2014.https://ata.gov.al/2022/08/27/dj-te-boteror-qe-do-te-ngjiten-sonte-ne-skenen-e-sunny-hill/