Çifti u martua në vitin 1988 në Shtëpinë Blu, pallatin presidencial në Seul ku shërbente atëherë babai i nuses, presidenti Roh Tae-woo, dhe pati tre fëmijë.
Megjithatë, ata kishin jetuar të ndarë për rreth 15 vjet dhe në vitin 2015, Chey pranoi se kishte lindur një fëmijë jashtë martese.
Në zemër të mosmarrëveshjes, e cila është zvarritur nga gjykata në gjykatë që nga viti 2022, qëndron rritja dramatike e vlerës së ”SK Group” në vitet e fundit, e nxitur nga bumi global i inteligjencës artificiale, ku ”SK hynix” është një lojtar i rëndësishëm.
Që kur Chey pranoi lidhjen e tij jashtëmartesore në vitin 2015, aksionet e ”SK Group” janë më shumë se trefishuar.
“Gjykata mori parasysh rritjen e ndjeshme të vlerës së aksioneve të të paditurit kur përcaktoi raportin e ndarjes së pronës”, thuhej në vendimin e lexuar të premten, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Roh ka marrë tashmë pension ushqimor nga ish-bashkëshorti i saj në një procedurë të veçantë, në formën e një pagese të vetme prej dy miliardë vonësh (1,2 milionë euro)





