Friday, October 25, 2024
HomeMJEDISDivjakë, ndotja e ujit ngordh mijëra peshq

Divjakë, ndotja e ujit ngordh mijëra peshq

Qindra tonelata peshk kanë ngordhur për shkak të ndotjes së ujerave. Kryesisht në fshatin Sulzotaj në Divjakë, kjo degë e kanalit është e tejmbushur me peshq të ngordhur, era e të cilëve kundërmon gjithë zonën. Banorët thonë se disa here në vit kjo situatë përsëritet dhe sidomos kur fillon puna e fabrikave të vajit të ullirit. Pas sinjalizmit rreth kesaj situate te ndotjes alarmante , kane ardhur per inspektim nje grup nga agjencia kombetare e mjedisit . Punonjesit e kesaj agjensie nuk pranuan te flasin per situaten me pretendimin se nuk duan te nxitohen ne perfundimin e identifikimit te problemit. Jashte kameras ata thane se dyshojne se jane disa faktore qe kane sjelle kete situate duke renditur, mungesen e reshjeve te shiut, stallat e bagetive, fabrikat e qumeshtit, baxhot, fabrikat e vajit te ullirit , ndermarrjet e ujesjelles kanalizimeve, te cilat derdhin mbetjet e tyre ne kete kanal . Keto mbetje kane permbajtje te madhe te amoniakut cka shkakton ngordhjen e gjallesave ujore. Ky fenomen eshtë trajtuar cdo vit nga mediat por pervec identifikimit te ndotesve dhe gjobave ndaj bizneseve, zgjidhja nuk ka ardhur asnjehere. Ujerat e Kanalit te Myzeqese derdhen ne det dhe vazhdojn te jene te rrezikshme per te gjitha gjallesat dhe njerezit.https://lajme.rtsh.al/artikull/katastrofe-mjedisore-ne-divjake-ndotja-e-ujit-ngordh-mijera-peshq

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments