Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u zhvillua ditët e fundit unazimi i disa prej pelikanëve të ri. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Fier ndau në rrjetet sociale momente nga unazimi i pelikanëve. “I gjithë operacioni, që zgjati rreth një orë, u ndoq nga trupa e ARTE TV, që po përgatit një dokumentar për jetën e egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe punën e stafit të këtij qarku për konservim dhe menaxhim”, theksoi ADZM Fier. Sipas specialistëve, moratoriumi i gjuetisë ka bërë që vitet e fundit pelikani kaçurrel të shtohet në këtë lagunë. Laguna e Karavastasë është toka ligatinore më e madhe në Shqipëri për zogjtë migratorë, duke siguruar për ta një habitat të përshtatshëm për t’u ushqyer, kaluar dimrin, shumuar dhe ngritjen e foleve. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në Shqipëri ku mund të rritet pelikani kaçurrel. Ishujt natyrorë brenda lagunës janë elementi më i rëndësishëm i kësaj zone për ruajtjen e zogjve. Për të shmangur shqetësimet në vende të tjera, pelikanët tani i ngrenë foletë e tyre vetëm në këta ishuj. atsh
Divjakë-Karavasta, unazohen pelikanët e rinj
RELATED ARTICLES