Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Dita më e bukur” në Teatrin Eksperimental

“Dita më e bukur” në Teatrin Eksperimental

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë javë do të rivërë në skenë komedinë “Dita më e bukur”. Komedia e David Foenkino, vjen me regjinë e Ledio Topallit dhe me një kast aktorësh të njohur dhe të pëlqyer nga publiku. “Një shfaqje që sjell gëzim sepse është vendosur aty ku lind jeta dhe aty ku lind gëzimi çdo prindi, në Maternitet. Aty ku për çdo prind shkruhet në memorie Dita më e Bukur”, kështu është shprehur regjisori i komedisë e cila do të jetë në skenën për 6 netë rresht. Në rolet kryesore interpretojnë Gentian Zenelaj, Adelina Muça, Sheila Haxhiraj etj. Autori i veprës, David Foenkinos është një nga romancierët më në zë të momentit në Francë. Ai ka shkruar edhe tri vepra teatrale e njëra nga ato është edhe komedia “Dita më e bukur”. Komedia e pati premierën pranverën e vitit të shkuar dhe pati shumë interes nga publiku. Ajo ka personazhe të skalitur dhe një dialog të shpejtë, inteligjent e plot humor e keqkuptime. Personazhet që kanë zili jetën e njëri-tjetrit, e bëjnë këtë vepër shumë interesante dhe tërheqëse për publikun. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ