Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDita e Shëna Vlashit

Dita e Shëna Vlashit

Data 3 shkurt, në kalendarin kishtar kujton Shën Vlashin. Kjo ditë kremtohet edhe në krahinën e Kurbinit të Shqipërisë, sidomos në Laç ku, pikërisht nën Shenjtoren e Shëna Ndout të Padovës, ruhet edhe sot e kësaj dite shpella në të cilën thuhet se qe fshehur Shëna Vlashi gjatë persekutimeve fetare kundër të krishterëve nën Dioklecianin perandor, apo, sipas gjasave, nën Julianin Apostata, në fillim të shekullit IV. U akuzua si kundërshtar i perandorit dhe pas shumë torturash, me qëllim që ta shtrëngonin të mohonte fenë, Shëna Vlashit iu pre koka, me urdhër të Agrikolaut, më 3 shkurt të vitit 316 pas Krishtit. Besimtarët i luten Zotit nëpërmjet ndërmjetësimit të Shëna Vlashit, posaçërisht për shërimin nga sëmundjet e grykës, sepse, sipas traditës, ndërmjet shumë mrekullive që bëri, shëroi edhe një fëmijë të vogël, të cilit i kishte ngecur një halë në fyt, që po i merrte frymën. Prandaj gjatë meshve të sotme, të gjithë të pranishmit ndër kremtime, bënë edhe kryqin në fyt, me dy qirinj të lidhur në formë iksi e të bekuar për këtë rast, shoqëruar me lutjen: “Me ndërmjetësinë e Shëna Vlashit, Ipeshkëv e Martir, Zoti të ruajtët nga sëmundjet e grykës e nga çdo ligështi trupore e shpirtërore”. Shumë të dhëna vërtetojnë se Shëna Vlashi, në mos ka lindur, sigurisht ka jetuar në trevat e Shqipërisë së sotme. Kisha e toponime me emrin e Shëna Vlashit gjejmë edhe sot e kësaj dite në vise të ndryshme të Shqipërisë, duke filluar nga shpella e Shëna Vlashit në Laç tek kisha e Sh’na Vlashit në Durrës, e emërtime të tjera. Shenjti është shumë i nderuar edhe në Kosovë, në Mal të Zi etj. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments