Në Ditën për Barazinë e Grave, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka kujtuar një nga figurat femërore më të spikatura, Sevasti Qiriazin, atdhetaren dhe nismëtaren e arsimit shqiptar për femra. “Historia e saj, si shumë të tjera, nuk merr mirënjohjen që meriton”, është shprehur ambasadorja Kim, në një postim në rrjetet sociale. “Arritjet e Qiriazit dëshmojnë se me guxim dhe këmbëngulje e pamundura mund të bëhet e mundur. Ky është lloji i guximit dhe këmbënguljes që na duhet ende sot për të sjellë më shumë drejtësi dhe barazi, jo si akte bamirësie, por për të shpalosur potencialin e plotë të çdo personi”, theksoi ambasadorja amerikane. Dita ndërkombëtare e barazisë për gratë, kremtohet çdo 26 gusht. Fillesat i ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kujtim të Amendamentit 19, i cili u jepte grave të drejtën për të votuar. Sipas këtij amendamenti “e drejta e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara për të votuar, nuk do t’u mohohet mbi baza gjinore”.
Dita e barazisë për gratë !!
RELATED ARTICLES