Aktori dhe regjizori brilant i kinemasë Robert Downey Jr. ndihet bujar teksa prezantoi tek fansat e tij me një mundësi surprizë dhuratë që përfshin koleksionin e tij të makinave, shkruan people.com. “Nëse nuk e keni dëgjuar ende, unë po ju dhuroj disa nga makinat e mia”, ka shkruar aktori në një nga Stories në Instagram shoqëruar me një foto ulur në një nga gjashtë makinat klasike të tij. Makinat e modifikuara ekologjikisht përfshijnë një Chevrolet Corvette të vitit 1965, Buick Riviera 1966, Mercedes-Benz 280SE të vitit 1969, kamionçinë Chevrolet K10 të vitit 1972, autobus VW të vitit 1972 dhe Chevrolet El Camino të vitit 1985. Dhurata është e hapur për SHBA, MB dhe Kanada, duke përjashtuar Quebec, për banorët e ligjshëm mbi moshën 18 vjeç, vëren njoftimi. atsh